Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

Policia e Durrësit ka zbardhur rrethanat e aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në Kepin e Rodonit. Viktimë e aksidentit ka mbetur një 52-vjeçar nga Tirana, që humbi kontrollin e motomjetit si pasojë e terrenit, duke u rrëzuar nga lartësia dhe duke gjetur për pasojë vdekjen. Në motomjet ndodhej edhe bashkëshortja 44-vjeçare e cila ka marrë dëmtime të lehta. “Rreth orës 16:45, në vendin e quajtur “Kepi i Rodonit”, në një terren me shkurre, shtetasi A. K., rreth 52 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar një motomjet (me 4 goma), dyshohet se ka humbur kontrollin, si pasojë e terrenit, dhe është rrëzuar. Si pasojë, 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në motomjet ndodhej edhe bashkëshortja e tij, shtetasja E. K., 44 vjeçe, e cila është...