Nga vizat turistike te ‘delivery’, si rekrutoheshin ‘kuajt e drogës’?/ Çmontohet organizata shqiptare e trafikut të drogës në Itali
Një megaoperacion antidrogë i zhvilluar në Itali ka goditur një rrjet të organizuar shqiptar të trafikut të kokainës që vepronte në zonën e L’Aquila-s. Autoritetet italiane kanë vënë nën hetim 40 persona, ndërsa 16 prej tyre janë arrestuar me urdhër gjykate. Nëntë të tjerë janë vendosur nën masa më të lehta sigurie. Operacioni, i koduar “Consegna della Coca” (“Dorëzimi i Kokës”), u zhvillua nga karabinierët italianë me koordinimin e Prokurorisë Antimafia të L’Aquila-s. Në aksion morën pjesë njësi speciale, ekipe me qen antidrogë dhe helikopterë të Karabinierëve. Sipas hetimeve, organizata përdorte një skemë moderne shpërndarjeje të drogës, ku porositë bëheshin përmes mesazheve të koduara dhe dërgesat realizoheshin direkt në banesa, me sistemin “delivery”. Hetuesit zbuluan se pjesa më e madhe e shpërndarësve ishin të rinj...
Burimi:
syri.net