Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Refit Buzin, autorin e vrasjes së ish-vjehrrëve të tij këtë të premte, 24 korrik, në Roskovec. Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, në lidhje të drejtpërdrejtë me rubrikën “Përballë Lajmit”, Klan News, me gazetarin Besard Jacaj, u shpreh se Buzi ka një historik të errët në Angli. Sipas Softës, autori i vrasjeve është marrë peng dhe për lirimin e tij asokohe janë kërkuar 400 mijë paund. Për shpëtimin e tij, u angazhuan forcat blu britanike dhe shqiptare. “Autori i dyshuar i vrasjes ka një historik në shtetin anglez. Dhe atje është marrë peng, ka pasur një pengmarrje, ku është kërkuar një gjobëvënie në vlerë 400 mijë paund për t’u liruar dhe ka qenë një operacion i përbashkët...
Burimi:
javanews.al