Nga Monako në Majorka! Dalin pamjet nga takimet e Artur Shehut për operacionet e dyshuara të trafikut të kokainës

Nga Monako në Majorka! Dalin pamjet nga takimet e Artur Shehut për operacionet e dyshuara të trafikut të kokainës

Detaje të reja dalin në lidhje me arrestimin e disa biznesmenëve, mes tyre Artur Shehu, të cilët dyshohet kishin ndërthurur mes tyre tregtinë e drogës dhe pastrimin e parave në vendin tonë. Top Channel ka arritur të sigurojë një pjesë nga dosja e vendimit të GJKKO-së për masën e sigurisë. Autoritetet e drejtësisë spanjolle kanë paraqitur të dhëna në kuadër të një hetimi penal që lidhet me trafikimin ndërkombëtar të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës. Sipas dokumenteve të përfshira në një letërporosi ndërkombëtare, disa persona janë identifikuar si pjesëmarrës në takime të zhvilluara në vende të ndryshme evropiane dhe jashtë saj, të cilat sipas hetuesve lidhen me planifikimin dhe koordinimin e operacioneve të trafikut të drogës. Përmenden emrat e Artur Shehut, Adrian Ramës,...