Nga interesi për bizneset tek tokat në Shqipëri, zhduket mistershëm kinezja në Greqi

Nga interesi për bizneset tek tokat në Shqipëri, zhduket mistershëm kinezja në Greqi

Një shtetase kineze 50-vjeçare, e quajtur Yu Ting, rezulton e zhdukur prej 20 majit në Greqi. E përfshirë në takime e transaksione të dyshimta në Shqipëri e Greqi, 50-vjeçarja ka ngritur në këmbë policinë greke, e cila po heton në disa pista me sfond kriminal. Ditën e zhdukjes së saj, ajo ishte larguar nga shtëpia e saj në Artemida në orën 10:05 të mëngjesit për në qendër të Athinës. Sipas të afërmve të saj, atë mëngjes ajo kishte ndërmend të mblidhte qira nga apartamentet e kinezëve të pasur, ndërsa gjurmët e saj u zhdukën pasi zbriti nga autobusi. Bashkëshorti i saj grek, Vasilis Karavasilis, ka thënë për mediat se gruaja e tij ose është rrëmbyer ose është vrarë. Vasilis Karavasilis shpjegoi se, deri më tani,...