Në vend të mbajnë përgjegjësi për aksionin e dështuar, Lamallari dhe Hitaj bëjnë propagandë
Konferenca e Ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hitaj, pas operacionit tragjik në Korçë ku mbeti i vrarë një efektiv policie dhe u plagos një tjetër, la më shumë pyetje sesa përgjigje mbi mënyrën se si u organizua aksioni. Në deklaratat e tyre publike, të dy drejtuesit institucionalë u përqendruan kryesisht te ngushëllimet për familjen e efektivit të vrarë dhe te vlerësimi i figurës së tij, ndërsa munguan shpjegimet e qarta mbi vendimmarrjen operative që çoi në humbjen e jetës së një punonjësi policie. Ministri Lamallari deklaroi se kishte vizituar efektivin e plagosur dhe se institucionet janë pranë familjarëve në këto momente të vështira. Ndërkohë, drejtori Hitaj njoftoi se ka urdhëruar një hetim administrativ për procedurat e ndjekura...
Burimi:
syri.net