Në kërkim prej muajt maj, dorëzohet ish-oficeri i policisë, Irakli Koçiaj

Në kërkim prej muajt maj, dorëzohet ish-oficeri i policisë, Irakli Koçiaj

Është dorëzuar në Komisariatin e Policisë Sarandë ish-oficeri i Policisë, Irakli Koçiaj, i shpallur në kërkim që prej datës 25 maj me urdhër të Prokurorisë së Sarandës. Koçiaj, ish-oficer i krimeve për zonën e Ksamilit, akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”, në kuadër të një hetimi që lidhet me dyshime për favorizim të ndërtimeve pa leje në zonën e Ksamilit. Sipas burimeve, Koçiaj është vetëdorëzuar pas disa javësh në kërkim, ndërsa pritet të dalë para Gjykatës në dy ditët në vijim për t’u njohur me masën e sigurisë. Hetimet e Prokurorisë së Sarandës kanë çuar më herët në arrestimin e 8 ish-efektivëve të policisë së kësaj drejtorie, të dyshuar për të njëjtën skemë. Nga këta, dy prej tyre, përfshirë ish-Shefin e Komisariatit, ndodhen aktualisht në...