Në 6 dosje penale i penduar, si Erjon Alibej po futet në çdo çështje si dëshmitar i SPAK
Elton Qyno - Syri.net/ “…kur vendosa të trokas në institucionin tuaj për të dhënë shpjegime dhe për të sqaruar pozicionin tim mbi gjithçka ka ndodhur në jetën time dhe te familjarët e mi, kam hequr dorë nga çdo gjë, përfshirë këtu hakmarrjen për ato që mua dhe familjes sime i kanë ndodhur. Unë tashmë ia kam lënë në dorë gjithçka drejtësisë…”. Me këto fjalë e nis rrëfimin e tij para oficerëve dhe prokurorëve të SPAK-ut Erjon Alibej, që njihet me nofkën “Krymi”. Njeriu me rekordin më të madh të financimit të vrasjeve (7 të tilla) në dosjen “Plumbi i Artë”, ka treguar se do të rrëfente implikimin e tij në krime të ndryshme dhe çfarë dinte e kishte dëgjuar për krime të tjera. Alibej është...
Burimi:
syri.net