Ndryshon qarkullimi në Tiranë për shkak të koncertit, oraret dhe rrugët e bllokuara

Ndryshon qarkullimi në Tiranë për shkak të koncertit, oraret dhe rrugët e bllokuara

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se, në kuadër të aktivitetit muzikor “YE”, i cili do të zhvillohet sot në zonën e Kasharit, do të zbatohen kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit. Sipas Policisë, nga ora 07:00 deri në orën 24:00 do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës Durrës–Tiranë, nga zona e “Eiffel” deri te “Casa Italia”. Ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje për subjektet që ushtrojnë aktivitet në zonë. Po ashtu, gjatë të njëjtit interval kohor do të bllokohet edhe korsia e daljes së autostradës Durrës–Tiranë në rrethrrotullimin e “Casa Italia”. Ndërkohë, nga ora 12:00 deri në orën 24:00 nuk do të lejohet qarkullimi në segmentin “Casa Italia” – rruga “Pavarësia” –...