Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi
Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme. Servet Pëllumbi, 89 vjeç, ka pasur një karrierë të gjatë politike në Partinë Socialiste dhe Kuvendin e Shqipërisë. Gjithashtu Servet Pëllumbi është dekoruar nga presidenti Alfred Moisiu me urdhrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.
Burimi:
syri.net