Monitorim me dron e pajisje inteligjente/ Policia e Durrësit arreston 17 shoferë, mbi 1800 gjoba në një javë

Monitorim me dron e pajisje inteligjente/ Policia e Durrësit arreston 17 shoferë, mbi 1800 gjoba në një javë

Policia e Durrësit ka zhvilluar monitorim intensiv, me pajisje inteligjente, me dron, nëpërmjet pikave të kontrollit, në akset rrugore dhe në pikat hyrëse dhe dalëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut. Sipas burimeve zyrtare, gjatë javës që shkoi, për shkelje të normave të ndryshme të Kodit Rrugor, janë arrestuar 17 shtetas, janë vendosur 1807 masa administrative. Fokus i monitorimit ka qenë ndëshkimi i drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit, si një ndër shkeljet më të rrezikshme dhe më shpesh burim aksidentesh me pasoja. Si dhe parkimet dyshe të cilat bëhen pengesë për trafikun në qytet. Konkretisht, për këtë shkelje, gjatë javës, janë arrestuar 10 shtetas. Më tej, janë vendosur këto masa: 442 për ndalim, pushim mjeti ose qëndrim të gabuar;...