Mirditë/ U ngjit në shtyllën e dritave për t’i rregulluar, 45-vjeçarin e zë korrenti
Një person ka humbur jetën në Mirditë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ndodhi në fshatin Përlat i Epërm te Mirdites, ku një 45-vjeçar, banues në Durrës, dyshohet se është ngjitur në një shtyllë elektrike pranë banesës së vjehrrit të tij, pasi kishin probleme me ndriçimin. Nga hetimet paraprake bëhet me dije se energjia ka qenë e takuar dhe për pasojë 45-vjeçari ka rënë në kontakt me të, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë efektivë të policisë dhe grupit hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
syri.net