Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ngre alarmin për qytetarët, tregon mesazhet mashtruese që nuk duhet të klikoni!
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ju bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes mbi disa mesazhe mashtruese që po qarkullojnë së fundmi. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, MIE sqaron se në emër të këtij institucioni, si dhe atë të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor(DPSHTRR), qytetarëve ju dërgohen sms të cilat përmbajnë linqe të dyshimta për gjoba apo pagesa. MIE fton qytetarët të tregojnë kujdes dhe të mos klikojnë asnjë link që përmbajnë këto mesazhe ndërsa risjell në vëmendje kanalet zyrtare të komunikimit. Njoftimi i MIE: ⚠️ KUJDES NGA SMS-TË MASHTRUESE! Ditët e fundit, po qarkullojnë mesazhe mashtruese në emër të MIE dhe DPSHTRR. Këto SMS që mbërrijnë në telefonat e qytetarëve përmbajnë linqe të dyshimta për “gjoba” apo pagesa.Tregoni kujdes!Mos klikoni linkunMos jepni...
Burimi:
javanews.al