Miku i Ramës në gjyq jashtë kafazit të qelqtë/ ‘Sterilizimi’, shtyhet seanca në GJKKO ndaj Beqajt
Zhvillohet në GJKKO procesi gjyqësor në ngarkim të ish ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj. Ashtu sic shihet në pamjet e publikuara ish ministri ndodhet në seancë krah mbrojtësit ligjor, jashtë kafazit të qelqtë. “Ne kemi mundur vetëm dje që të zotërojmë kopjen e materialit 93 faqe të përgatitur nga mbrojtja e Ilir Beqaj. Ka qenë e pamundur të bëjmë një lexim të këtij materiali, për këtë arsye kërkojmë kohë të mbajmë qëndrim përfundimtar lidhur me kërkesat e paraqitura nga Beqaj. Kërkojmë shtyrje të seancës.” u shpreh prokurori i posaçëm. Kërkesë për të cilën u ra dakord edhe nga avokati Yzeiraj, duke sjellë kështu shtyrjen e seancës.
Burimi:
syri.net