Meta ‘nuk dorëzohet’, kërkon hetim për punonjësit e paraburgimit 313

Meta ‘nuk dorëzohet’, kërkon hetim për punonjësit e paraburgimit 313

Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta, i është drejtuar Gjykatës së Tiranës pas vendimit të Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur procedim penal ndaj punonjësve të paraburgimit 313. Meta ka kundërshtuar vendimin e prokurorisë për mbylljen e verifikimeve lidhur me kallëzimin e tij, ku denonconte punonjësit e institucionit të vuajtjes së dënimit për shpërdorim detyre. Në kallëzimin e tij, ai pretendonte se punonjësit e paraburgimit kishin abuzuar me detyrën për mënyrën e trajtimit të tij gjatë qëndrimit në paraburgim, si dhe për pengimin e komunikimit të tij. Pas verifikimeve të kryera, Prokuroria e Tiranës nuk vendosi askënd nën përgjegjësi penale dhe mbylli çështjen. Meta ka kërkuar nga Gjykata e Tiranës që të rrëzojë këtë vendim dhe të urdhërojë prokurorinë për të vijuar hetimet. Çështja do...