Meta dhe Kryemadhi në GJKKO, avokati Cakrani kundërshton akuzat: SPAK nuk mbështetet në prova
Sot në Tiranë po zhvillohet seanca e gjyqit të themelit ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi. Sipas raportimeve, avokati i Kryemadhit nuk është lejuar fillimisht të hyjë në sallë, pasi nuk ka pranuar kontrollin e çantës nga punonjësit e sigurisë. Ndërkohë, avokati i Metës Kujtim Cakrani ka kundërshtuar akuzat, duke deklaruar se ato nuk mbështeten në prova dhe se çështja CEZ-DIA nuk qëndron ligjërisht. Ai ka pretenduar gjithashtu shkelje procedurale dhe mungesë të analizës financiare në dosje. Avokati Cakrani: "Me atë çfarë ka ndodhur me CEZ/DIA-n, kjo çështje ka nisur në 2017-ën me një kallëzim nga Romeo Karaj. Kallëzimi është bërë menjëherë pasi ka përfunduar procesi i Kastriot Ismailajt kur u dënua me formë të prerë dhe mbaroi proceci në Arbitrazh. Karaj ka qenë në...
Burimi:
syri.net