Mes 10 emrave të goditur nga SPAK për trafikimin e 50 tonë kokainë/ Kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)
Zbulohet për herë të parë fotoja e Armando Pacanit, një prej emrave më pak të njohur për publikun shqiptar, por që sipas SPAK ndodhet në qendër të një prej hetimeve më të mëdha të viteve të fundit për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash. Pacani është mes 10 personave për të cilët Prokuroria e Posaçme ka firmosur urdhër-arrest në kuadër të një operacioni ndërkombwtar për goditjen e krimit të organizuar. Sipas hetimeve, grupi kriminal ku ai dyshohet se kishte rol drejtues ka operuar gjatë viteve 2019-2021 në Amerikën Latine dhe Europë, duke trafikuar sasi të mëdha kokaine drejt tregjeve europiane. Hetimi i SPAK, i zhvilluar për më shumë se dy vjet në bashkëpunim me autoritete të huaja, ka dokumentuar pesë episode të trafikimit të kokainës,...
Burimi:
javanews.al