Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
Gerd Gjinarari, i njohur ndryshe si Gerd Gjenerali dhe i konsideruar si një nga figurat më të spikatura të botës së krimit në Shqipëri, është vënë në pranga nga autoritetet belge. Gjinarari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm nga drejtësia italiane për eliminimin e Naim Zyberit, një tjetër emër i njohur i botës krimit në Tiranë gjatë viteve ’90. Ngjarja e rëndë është regjistruar në vitin 1997 në ambientet e një spitali në Milano, ku Zyberi ndodhej për kurim. Hetimet zbuluan se Gjinarari, së bashku me Arben Grorin, arritën të futeshin në dhomën e tij duke u shtirur si familjarë të të plagosurit. Ata e kryen ekzekutimin duke përdorur një armë zjarri, të cilën e mbanin...
Burimi:
opinion.al