“Në Spanjë e Francë po përjetojnë tmerr”, Rama nga Baza Ajrore e Farkës: Jemi gati t’u shkojmë në ndihmë nëse…

“Në Spanjë e Francë po përjetojnë tmerr”, Rama nga Baza Ajrore e Farkës: Jemi gati t’u shkojmë në ndihmë nëse…

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e forcave zjarrfikëse dhe Emergjencave Civile për përballimin e situatave me zjarret. Gjatë një takimi në Bazën Ajrore të Farkës me ekipet e emergjencave, Rama u ndal te situata e rënduar nga zjarret në Europë, duke theksuar se ndryshimet klimatike i kanë kthyer zjarret masive nga një ngjarje të jashtëzakonshme në një sfidë të vazhdueshme për të gjitha vendet. “Teksa ne jemi të mbledhur në këtë hangar të helikopterëve, në Francë dhe Spanjë mbi 300 mijë njerëz kanë lënë shtëpitë e tyre deri mbrëmë. Ndërkohë, mbi 55 mijë banorë janë evakuuar në zonat përreth Bordosë, ku flakët kanë hyrë deri në rrugicat e periferisë. Në Spanjë thuhet se është zjarri më i rëndë që ka njohur ndonjëherë Madridi në...