“Më kërkoi të afrohesha i vetëm dhe i paarmatosur”/ Shefi i Policisë rrëfen negociatat me Refit Buzin

“Më kërkoi të afrohesha i vetëm dhe i paarmatosur”/ Shefi i Policisë rrëfen negociatat me Refit Buzin

Detaje të reja janë zbardhur nga negociatat që çuan në lirimin e 24-vjeçares Rozalinda Plaka, e cila u mor peng nga ish-i fejuari i saj, Refit Buzi, pas ngjarjes tragjike në Vidhishtë të Roskovecit. Shefi i Stacionit Policor të Roskovecit, Mariglen Koroveshaj, ka rrëfyer se negociatat me autorin zgjatën për disa orë dhe se ishte vetë Refit Buzi ai që kërkoi praninë e tij pranë automjetit ku mbante peng të renë. Sipas Koroveshajt, autori vendosi si kusht që polici të afrohej i vetëm dhe pa armë, kërkesë që u pranua me qëllim shmangien e përshkallëzimit të situatës dhe shpëtimin e jetës së pengut. “Autori kërkoi që unë të afrohesha personalisht. Më pas më kërkoi të isha i paarmatosur dhe i vetëm. E zbatova kërkesën e...