Mediat italiane: Diviesti u vra dhe u dogj për borxhin 330 euro, Igli Kamberi kontrollonte trafikun e drogës

Mediat italiane: Diviesti u vra dhe u dogj për borxhin 330 euro, Igli Kamberi kontrollonte trafikun e drogës

Francesco Diviesti u vra një vit më parë dhe trupi i tij u dogj në një zonë të izoluar të Alta Murgia-s në Itali. Sot janë ekzekutuar 15 masa sigurie personale të lëshuara nga gjyqtari hetues i Barit dhe nga gjykatësi i Gjykatës Speciale të Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Tiranë, në kuadër të hetimeve të koordinuara nga Drejtoria Antimafia e Barit dhe Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri. SKY TG24 Akuzat e ngritura, në nivele të ndryshme, ndaj 15 personave – mes tyre katër gra – që sot u goditën nga masat e sigurisë të kërkuara nga DDA e Barit dhe Prokuroria Speciale e Tiranës, të koordinuara nga Eurojust, janë: vrasje me paramendim me metoda...