Me plisa dhe flamurin kuq e zi, nis protesta në Tiranë në mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut
Nis protesta e studentëve shqiptarë në mbështetje të moshatarëve të tyre në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë të drejtën për të realizuar provimet në gjuhën shqipe. Studentët janë mbledhur te sheshi “Skënderbej” në Tiranë. Ata shihen me flamuj shqiptarë ndër duar, plisa në kokë dhe tupanë. Me moton “Shqiptaria është me Shkupin”, studentët do të marshojnë drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë. Sipas disa deklaratave të dhëna prej vetë studentëve, pritet pjesëmarrje nga Tirana, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Burimi:
javanews.al