‘Më goditën me grushte…, na lanë pa ndihmë mjekësore’/ Albion Nikolli pas lirimit: Më arrestuan pa asnjë provë
Protestuesi Albion Nikolli ka rrëfyer për gazetarin e SYRI TV, Fatjon Gjinaj, përvojën e tij pas lirimit nga blloku i sigurisë në Mine Peza, ku qëndroi për tre ditë pas arrestimit gjatë protestës. Nikolli deklaroi se akuzohet për kundërshtim të forcave të policisë, akuzë që ai e mohon, duke pretenduar se nuk ka ushtruar asnjë akt dhune ndaj efektivëve. Sipas tij, arrestimi u krye ndërsa ai po kërkonte informacion për një protestues tjetër dhe ndaj tij u përdor dhunë fizike. Gjatë intervistës, ai pretendoi gjithashtu se protestuesve të ndaluar nuk iu ofrua ndihmë mjekësore dhe as ekspertizë mjeko-ligjore, pavarësisht dëmtimeve të marra, ndërsa theksoi se në seancën gjyqësore nuk u paraqitën prova filmike që, sipas tij, të mbështesnin akuzat ndaj tij. Intervista për gazetarin e...
Burimi:
syri.net