Mbytet në ujërat e ishullit grek anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët që ishin në bord
Një aksident detar u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në zonën detare në veri të ishullit Andros, ku një anije mallrash me flamur të Vanuatu-t u përplas në shkëmbinj dhe më pas u fundos, raporton media greke To Vima. Menjëherë pas sinjalizimit për incidentin, në vendngjarje mbërritën mjete lundruese të rojes bregdetare greke, si dhe një helikopter i Forcave Ajrore, të cilat realizuan me sukses operacionin e shpëtimit. Të nëntë marinarët që ndodheshin në bord u evakuuan në kohë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve paraprake, anija kishte nisur udhëtimin nga Shqipëria me destinacion Ukrainën, duke transportuar rreth 8 mijë tonë sodë. Për shkaqe që mbeten ende nën hetim, mjeti detar u përplas me shkëmbinjtë në orët e para...
Burimi:
syri.net