Mbeti i bllokuar në malin e Çikës, shpëtohet turisti polak pas ndërhyrjes nga ajri
Pas rreth 24 orësh i bllokuar në terrenin e vështirë të malit të Çikës, në Vlorë, është bërë e mundur shpëtimi i turistit polak. Turisti kishte nisur ditën e djeshme eksplorimin e zonës malore, por gjatë qëndrimit në terren ka pësuar dëmtime dhe nuk ka mundur të vijojë lëvizjen. Për shkak të terrenit të thepisur dhe kushteve të vështira, ai ka mbetur i bllokuar dhe ka kërkuar ndihmë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës u nisën dy grupe kërkim-shpëtimi, të përbëra nga efektivë të Policisë së Vlorës, shërbimet zjarrfikëse dhe strukturat e zonave të mbrojtura. Pas disa orësh kërkime, ekipet arritën ta lokalizojnë turistin dhe nisën operacionin për nxjerrjen e tij nga zona. Për shkak të terrenit të vështirë dhe pamundësisë për transportimin e...
Burimi:
javanews.al