Mashtronin qytetarët duke u kërkuar të dhënat bankare me SMS, goditet grupi kriminal
Policia ka goditur një veprimtari kriminale ku identifikua një fushate mashtruese të tipit “smishing”, përmes së cilës qytetarë të ndryshëm kanë marrë SMS në emër të një institucioni bankar të nivelit të dytë. “Blutë” ndaluan një 25-vjeçar me inicialet I.K, me nënshtetësi holandeze, që dyshohet të jetë autori i skemës, si dhe shpallën në kërkim bashkëpunëtorin e tij. Qytetarëve u kërkohej përditësimi i të dhënave bankare nëpërmjet klikimit të një linku mashtrues që imitonte faqen zyrtare të institucionit financiar. Si pasojë e kësaj skeme kriminale, disa qytetarë kanë dhënë të dhënat e tyre bankare, duke u bërë viktimë e mashtrimit. Në njoftimin e “bluve” për operacionin “Banka e Rreme 2” thuhet: “Falë reagimit të menjëhershëm të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë...
Burimi:
opinion.al