Makina “përpihet” nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës
Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është djegur thuajse tërësisht në autostradën Durrës-Tiranë, pasditen e kësaj të shtune. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të vënë flakët nën kontroll. Siç duket edhe në pamjet filmike, mjeti është shkrumbuar tërësisht. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e shpejtë të flakëve dhe rikthimin e qarkullimin në këtë segment rrugor.
Burimi:
vizionplus.tv