Makina përfundon në përroin e Zaranikës në Elbasan
Një automjet ka dalë nga rruga në qytetin e Elbasanit dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Sipas informacioneve paraprake, personat që udhëtonin në mjet kanë arritur të shpëtojnë pa pasoja të rënda. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave që çuan në daljen e automjetit nga rruga. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa ky është rasti i dytë në pak ditë që një mjet përfundon në përroin e Zaranikës.
Burimi:
vizionplus.tv