Makina mbetet e ‘varur’ në pemë, aksident me dy të plagosur në Bulqizë

Makina mbetet e ‘varur’ në pemë, aksident me dy të plagosur në Bulqizë

Një aksident i frikshëm ndodhi pasditen e kësaj të hëne në aksin Shupenzë – Maqellarë, në vendin e quajtur “Boçevë”. Dy automjete u përplasën kokë më kokë, duke shkaktuar dëme të mëdha. Sipas raportimeve, një furgon dhe një veturë u përplasën me forcë të madhe, aq sa vetura përfundoi e varur në një pemë. Si pasojë, janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët dyshohet se ishin vetëm në momentin e aksidentit. Policia ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për ngjarjen, duke respektuar urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Mësohet se njëri nga të plagosurit u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa tjetri ndodhet në spitalin e Bulqizës. Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, një aksident...