Makina gjendet në Bovillë, por jo i kërkuari! Policia në ndjekje të 39-vjeçarit që vrau të riun në Paskuqan

Makina gjendet në Bovillë, por jo i kërkuari! Policia në ndjekje të 39-vjeçarit që vrau të riun në Paskuqan

Vijon të jetë ende në arrati 39-vjeçari Sadik Llani, autori i vrasjes së 27-vjeçarit Ardian Baloshi. Policia e Tiranës është ende në ndjekje të autorit, teksa përmes verifikimit të kamerave të sigurisë ka arritur të gjurmojë itineratin e tij drejt Liqenit të Bovillës. Forcat RENEA kanë kryer kontrolle mbrëmjen e djeshme (8 qershor) në rreth 15 objekte por nuk kanë zbuluar gjurmë të 39-vjeçarit. Krahas zonës së Liqenit të Bovillës policia ka kryer kontrolle edhe në zonën malore të Krujës. Kontrollet e RENEA-s do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme (9 qershor). Ndërkohë Policia ka gjetur makinën e autorit të braktisur pranë Liqenit të Bovillës, por brenda makinës nuk janë gjetur sende të kundërligjshme. Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje policia ka marrë në pyetje...