Lulzim Berisha dhe Durim Bami transferohen në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit
Lulzim Berisha dhe Durim Bami janë transferuar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, informon gazetari i Syrit, Elton Qyno. Ndërsa Durim Bami ndodhej në burgun e Fushë Krujës, Lulzim Berisha në burgun e Durrësit. Dy emrat e njohur të botës së krimit janë transferuar sërish pas dyshimeve se në burgjet ku mbaheshin të izoluar mund të mbanin telefona mëson Syri. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se Bami është nën masën e sigurisë “Arrest në burg” me urdhër të Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për disa vepra penale, mes tyre “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Sipas SPAK, ai akuzohet se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka,...
Burimi:
syri.net