Lul Berisha kërkoi ulje dënimi me 1.5 vite burg nga Amnistia. Gjykata: Kjo është e papranueshme
Elton Qyno - Syri.net Gjykata e Durrësit ka rrëzuar një kërkesë të bërë nga Lulzim Berisha për uljen e dënimit me 1 vit e 5 muaj burgim, si pasojë e pretendimeve për “Përfitimin nga Amnistia” e vitit 2024. Vendimi është marrë më 5 maj 2026 nga gjyqtari Orgent Nezaj, i cili që nga muaji janar 2026 kishte marrë në shqyrtim një kërkesë të të dënuarit me 25 vite burg, Lulzim Berisha, për uljen e dënimit me 1 vit e 5 muaj burgim, si pasojë e përfitimit nga amnistia e vitit 2024. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se njëherësh, në objektin e kërkesës, Lulzim Berisha ka kërkuar dhe njohjen e ditëve të qëndrimit në paraburgim në Spanjë, që nga dita e arrestimit në këtë shtet, 14...
Burimi:
syri.net