Në Shkodër nuk ndodhi thjesht një tragjedi, por një krim kundër njeriut

Në Shkodër nuk ndodhi thjesht një tragjedi, por një krim kundër njeriut

 Nga Fatjon Gjinaj Nëna 24-vjeçare dhe fëmijët e saj, 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë, humbën jetën sot në fshatin Domen të Postribës, në Shkodër, në këtë banesë, e cila ndodhet 30 minuta në këmbë larg rrugës automobilistike.Vend në botë nuk besoj se ka me fshatra të tillë të braktisur. Ironia e fatit është se e mësova lajmin nga një zyrtar i lartë, i cili ka 21 vite përfaqësues i popullit në Parlament, nga të cilat 13 vite në pushtet.Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10, teksa nëna, mësohet, po gatuante për të vegjlit e saj, por në rrethana ende të paqarta, mbetën të bllokuar brenda banesës, duke humbur jetën nga asfiksia.Kjo nuk është vetëm një tragjedi, por edhe një harresë e patolerueshme e autoriteteve shtetërore...