Sherr pranë ambienteve të shpërndarjes së porosive nga TEMU, 2 persona futen brenda, konfrontohen me punonjëset

Sherr pranë ambienteve të shpërndarjes së porosive nga TEMU, 2 persona futen brenda, konfrontohen me punonjëset

Një sherr i dhunshëm është regjistruar pranë një filiali ku shpërndahen porositë e klientëve të TEMU në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, dy persona kanë hyrë në ambientet e subjektit dhe janë përfshirë në një konflikt fizik me punonjësit. Gjatë përleshjes kanë marrë pjesë edhe disa gra që punonin në këtë filial. Njëri prej personave të përfshirë në sherr është goditur me sende të forta dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa personi tjetër është larguar nga vendngjarja. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe është vënë në ndjekje të personit të larguar nga vendi i ngjarjes.