Deputeti e quan Kosovën vend fqinj, i reagon ashpër aleatja e ngushtë e Vuçiç
Një deklaratë e deputetit serb të subjektit Fronti i Gjelbër Majtë, Dobrica Veselinović, gjatë një seance të Kuvendit të Serbisë ka nxitur reagimin e kryetares së Parlamentit, Ana Brnabić, pasi ai iu referua Kosovës si ‘fqinj’. Në fjalën e tij, Veselinović tha se Serbia po e shtyn zgjidhjen e çështjeve me Kosovën, gjë që sipas tij ndikon edhe në rrugën drejt integrimit evropian. ‘Po e shtyjmë zgjidhjen e problemeve të vështira me fqinjët tanë, me Kosovën, dhe nuk do të hyjmë në Bashkimin Evropian. Kjo është ajo për të cilën qytetarët do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme’, tha ai. Përdorimi i termit ‘fqinj’ për Kosovën solli reagimin e menjëhershëm të kryetares së Kuvendit serb, Ana Brnabić, e cila tha se kjo nuk përfaqëson qëndrimin...
Burimi:
syri.net