Lëvizte i armatosur në Sarandë, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari – VIDEO
Lëvizte i armatosur në Sarandë, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari nga Vlora Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Sarandës, pasi u kap duke qarkulluar i armatosur në qytet, në kundërshtim me ligjin. Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të kontrolleve intensive për goditjen e armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë siguruan informacion për një shtetas që lëvizte me armë zjarri në qytet. Bazuar në këto të dhëna, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 4, policia ka lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin D. Z., 30 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjet, efektivët gjetën një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e...
Burimi:
shkodraweb.com