Lëvizte i armatosur në motor, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë. Në pranga për moskallëzim krimi dhe shoku
Policia e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçar pasi lëvizte i armatosur si pasagjer në motor. Në pranga ka përfunduar dhe shoferi i motorit, 31-vjeçari me iniciale E.N., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve intensive për goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë, finalizuan operacionin policor të koduar “Road”. Gjatë operacionit, në rrugën “Fitnete Rexha”, u ndalua për kontroll një motomjet me të cilin lëviznin shtetasit E. N., 31 vjeç, drejtues dhe E. H., 21 vjeç, pasagjer. Nga kontrolli i ushtruar ndaj shtetasit E. H., në çantën që mbante në sup, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë sëbashku me municion, të...
Burimi:
javanews.al