LËVIZJET | Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, kush ikën dhe kush vjen
Ndryshime në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit, ku dy drejtues departamentesh janë larguar nga postet e tyre pas përfundimit të mandateve. Gazetari i Klan News, Besar Bajraktari, raporton se Neritan Nallbati është larguar nga posti i drejtuesit të Departamentit të Policisë Kriminale, pasi i ka përfunduar mandati në krye të këtij departamenti, ndërsa është emëruar pranë Akademisë së Sigurisë. Ndryshime ka patur dhe në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ku kreu i këtij departamenti, Pëllumb Seferi, është transferuar gjithashtu në Akademinë e Policisë. Në vend të Pëllumb Seferit është komanduar Artan Bajraktari, kurse në vend të Neritan Nallbatit është vendosur Arjan Muça. Po ashtu, në ditët në vijim pritet të përcaktohen drejtuesit e rinj të departamenteve në Policinë e Shtetit, në kuadër të riorganizimit të...
Burimi:
javanews.al