Lamallari e Hita vizitojnë policët e plagosur: Akt kriminal, vandalët janë identifikuar!
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita kanë vizituar në spital dy prej efektivëve të policisë të plagosur gjatë protestës së sotme para parlamentit. Në një prononcim në rrjetet sociale, Lamallari tha se autorët, të cilët i quajti vandalë, janë identifikuar dhe së shpejti do të vihen para drejtësisë. “Kam një mesazh për të gjithë ata vandalë që guxuan të hedhin gurë ndaj punonjësve të policisë Janë identifikuar do të shoqërohen dhe do të vihen para drejtësisë menjëherë. Do marrin përgjigjen më shembullore. Ky është një akt kriminal jo shprehej e mendimit ndryshe”, tha ministri. Duke i cilësuar ato si akte vandale dhe kriminale ndaj shtetit dhe rendit kushtetues, Lamallari thekson se çdo dhunë ndaj tyre përbën sulm ndaj institucioneve...
Burimi:
javanews.al