Laboratori i drogës në Frakull të Fierit, SPAK shpall pretencën për kimistin: Do nxirrte 480 kg kokainë të përzierë me pleh organik (EMRI)
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shpallur pretencën për Samir Rosales Rodriguez, i cili sipas hetimeve kishte rolin e kimistit në laboratorin e Frakullës në Fier, ku do të realizohej ekstraktimi i kokainës. Prokurori Adnan Xholi kërkoi dënimin e Rodriguez me 14 vjet burgim dhe informoi gjykatën se autoritetet shqiptare janë në pritje të ekstradimit të tij. Sipas hetimeve, Rodriguez udhëtoi nga Kolumbia drejt Greqisë, më pas në Mal të Zi dhe në Shqipëri. Detyra e tij ishte të nxirrte kokainën e përzier me pleh organik, sasia e së cilës, sipas SPAK-ut, llogaritet në rreth 480 kilogramë. Në muajin prill, Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar 93 vjet burg për 10 të pandehurit që ranë në pranga për laboratorin e drogës në Frakull...
Burimi:
vizionplus.tv