‘Ky më ka vrarë djalin’/ Vrasja e Santiago Malkos, tension në GJKKO, shtyhet shpallja e vendimit

‘Ky më ka vrarë djalin’/ Vrasja e Santiago Malkos, tension në GJKKO, shtyhet shpallja e vendimit

I akuzuari për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani, është paraqitur sërish këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme të Apelit (GJKKO), nën masa të rrepta sigurie. Seanca gjyqësore është shoqëruar me tension, ndërsa pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, gjykata ka njoftuar se vendimi do të shpallet më 17 korrik. Gjatë procesit, Selmani ka deklaruar pafajësinë e tij, duke mohuar çdo përfshirje në ngjarjen e rëndë. “Deklaroj që jam i pafajshëm, nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje”, mësohet të jetë shprehur ai. Selmani ka akuzuar gjithashtu prokurorin për manipulim të dosjes, duke e cilësuar atë të korruptuar. Ndërkohë, në sallën e gjyqit ka reaguar edhe nëna e viktimës, e cila ka kërkuar dënimin e Selmanit. “Ky më ka vrarë djalin, të dënohet me...