Ky është miliarderi kinez që humbi jetën në aksidentin e para 5 ditëve në Xibrakë

Ky është miliarderi kinez që humbi jetën në aksidentin e para 5 ditëve në Xibrakë

Li Jianhong, drejtues dhe president i ‘Xinjiang Grand Scape Group’ dhe themelues i resortit ‘Silkroad Mountain’ në Urumqi, ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik gjatë një udhëtimi biznesi në Shqipëri, sipas Shoqatës së Turizmit të Rajonit Autonom Ujgur të Xinjiang-ut. Mediat shqiptare raportuan se aksidenti ndodhi të hënën në rrugën kombëtare Librazhd-Elbasan, pranë Xibrakës, duke lënë të vdekur Li-n (60 vjeç) dhe duke plagosur gjashtë persona të tjerë. Një raport citon policinë lokale që thotë se drejtuesi 26-vjeçar i automjetit që u përplas me makinën që drejtonte Li, e cila mbante targa kineze, u arrestua në flagrancë me akuzën për ‘shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor’. Të dhënat publike tregojnë se Li ka lindur në qarkun Zepu të prefekturës Kashgar, në Rajonin Autonom Ujgur...