Kufizohet praktika “arrest në burg”! Gjykata e Lartë ndryshon pjesërisht kriteret për caktimin e masave të sigurisë

Kufizohet praktika “arrest në burg”! Gjykata e Lartë ndryshon pjesërisht kriteret për caktimin e masave të sigurisë

Gjykata e Lartë ka ndryshuar pjesërisht kriteret për caktimin e paraburgimit. Unanimisht të 16 Gjyqtarët e Lartë vendosën që praktika unifikuese e 2011 për caktimin e masës së sigurisë arrest në burg, të riformulohet. Sipas praktikës së re, gjykatat duhet të marrin parasysh personalitetin të dyshuarit kur vendosin masën “arrest në burg”. “Ky vlerësim duhet të mbështetet në rrethanat specifike të faktit, në mënyrën e kryerjes së veprës dhe në të dhënat që lidhen me personin ndaj të cilit caktohet masa e sigurimit, përfshirë personalitetin, sjelljen, rrethanat individuale e familjare, si dhe çdo tregues tjetër të rëndësishëm për vlerësimin e rrezikut real procedural ose shoqëror që ai paraqet në çështjen konkrete”, tha Sokol Sadushi, kryetar i Gjykatës së Lartë. Izolimi nuk duhet të bazohet thjesht...