Ktheu shtëpinë në depo armatimi, arrestohet 62-vjeçari! Sekuestrohet 1 kallashnikov, qindra fishekë, 6 granata dhe 5 ndezëse detonatorësh

Ktheu shtëpinë në depo armatimi, arrestohet 62-vjeçari! Sekuestrohet 1 kallashnikov, qindra fishekë, 6 granata dhe 5 ndezëse detonatorësh

Një 62-vjeçar është arrestuar ditën e sotme (18 prill) nga policia e Lezhës, pasi akuzohet se ktheu shtëpinë e tij në një depo armatimi. Nga automatiku tek granatat, fishekët dhe ndezësit, një arsenal i vërtetë iu gjet të dyshuarit Lek Jakaj, pas kontrollit në fshatin Markatomaj. Ndaj tij janë ngritur akuza për mbajtje pa lehe të armëve dhe municioneve. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar; 1 armë zjarri automatike me 3 krehra, 414 fishekë luftarakë, 6 granata difensive dhe 5 ndezëse detonatorësh të unifikuar. “Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas dispononte armë dhe municion luftarak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë organizuan dhe finalizuan...