Ktheu frigorifierin se nuk punonte, pronari i Zanusit me avokaten mbajnë peng klienten

Ktheu frigorifierin se nuk punonte, pronari i Zanusit me avokaten mbajnë peng klienten

Një konflikt për një frigorifer banak ka përfunduar me arrestimin e dy pronarëve të një dyqani elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës, në Tiranë. Sipas policisë, në pranga janë vënë Sefedin Ahmetaj pronar i dyqanit “Zanusi” dhe Edjola Harunaj avokatja e tij, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një përplasje me një kliente. Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur pasi klientja është kthyer në dyqan me pretendimin se frigoriferi banak i blerë nuk funksiononte dhe ka kërkuar rimbursimin e plotë të shumës. Kërkesa është refuzuar nga pronarët, ndërsa situata dyshohet se ka agravuar deri në mbajtjen e saj kundër vullnetit brenda ambienteve të biznesit për rreth dy orë dhe ushtrim dhune ndaj saj. Gjatë ndërhyrjes së Policisë së Tiranës, situata është përshkallëzuar edhe me efektivët,...