Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Nertil Buzi i ka dhënë fund jetës teksa ishte ngujuar në makinën, duke negociuar me policinë për t’u dorëzuar. 35-vjeçari vrau mëngjesin e të premtes ish-vjehrrin e tij, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng për disa orë ish-bashkëshorten. Pasi policia e lokalizoi ai pranoi përmes negociatave që ta lironte, or për orë me radhë nuk pranonte të dorëzohej vetë, edhe pse i rrethuar nga forcat e policisë. Rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm Nertil Buzi dyshohet se vrau me armë zjarri ish-vjehrrin Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka, si dhe mori peng ish-bashkëshorten e tij, duke u larguar nga vendngjarja me makinë. Sipas dëshmive të të afërmeve të viktimës, 35-vjeçari ishte arrestuar edhe herë të tjera nga Policia e Fierit, por ishte lënë i lirë...