Korçë/ Automjeti përplas karrocën me të miturin

Korçë/ Automjeti përplas karrocën me të miturin

Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”. Vizion Plus mëson se një automjet ka përplasur një karrocë në të cilën ndodhej një fëmijë 1 vjeç e gjysmë. Sipas informacioneve paraprake, nëna po kalonte rrugën së bashku me fëmijën, kur automjeti ka goditur karrocën. Menjëherë pas aksidentit, ka qenë vetë drejtuesi i automjetit ai që e ka transportuar të miturin në Urgjencën e Spitalit të Korçës. Burime spitalore bëjnë me dije se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, policia ka kryer veprimet procedurale me drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. /vizionplus.tv