Kontrollet në burgun e Vlorës, reagon Drejtoria e Burgjeve: U gjetën pajisje të ndaluara

Kontrollet në burgun e Vlorës, reagon Drejtoria e Burgjeve: U gjetën pajisje të ndaluara

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar zyrtarisht pas kontrollit të befasishëm të zhvilluar mëngjesin e kësaj të shtune në ambientet e paraburgimit të Vlorës, ku u angazhua një numër i konsiderueshëm forcash operacionale. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë aksionit u verifikuan si regjimi i brendshëm, ashtu edhe ai i jashtëm, duke përfshirë 58 dhoma dhe ambientet e përbashkëta. Nga kontrolli i kryer, për rikontroll u sekuestruan 3 televizorë dhe 1 aparat digjital i pa vulosur. Gjithashtu, u konstatuan dhe u sekuestruan edhe sende të ndaluara të prodhuara në mënyrë artizanale. “Në vijim të kontrolleve të befasishme për rritjen e sigurisë në institucionet penitenciare, sot, datë 25.04.2026, u zhvillua një aksion kontrolli në IEVP Vlorë. Në zbatim të Urdhrit Nr. 626, datë 07.04.2026 të Drejtorit të...