Kontrolle në burgun e Vlorës, sekuestrohet iPhone i fshehur në dyshek

Kontrolle në burgun e Vlorës, sekuestrohet iPhone i fshehur në dyshek

Në vijim të kontrollove të befasishme në burgun e Vlorës nën drejtimin e drejtorit të institucionit, , shefit të policisë dhe grupit të Sigurisë është evidentuar një rast i posedimit të sendeve të ndaluara. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjediset e brendshme në katin e dytë u konstatua dhe u sekuestrua një aparat celular tip iPhone, i fshehur brenda në dyshek. Lidhur me rastin janë kryer veprimet proceduriale dhe është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendeve të bllokuara. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar në forcimin e sigurisë në institucionet penitenciare dhe në goditjen e çdo paligjshmërie brenda sistemit.