Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale IEVP Shkodër në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sistemit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Kontrollet janë kryer nën drejtimin e stafit drejtues të institucionit dhe policisë së burgut, duke u përqendruar në disa zona të brendshme të godinës. Gjatë kontrollit në godinën 2, autoritetet kanë gjetur tre aparate celularë të markave të ndryshme. “Vijojnë kontrollet në IEVP Shkodër Nga informacionet e marra në rrugë operative nga IEVP Shkodër në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe nën drejtimin e drejtuesit të institucionit, si dhe Shefit të Policisë u zhvillua kontroll në ambjentet e brendshme të institucionit. Gjatë kontrollit në godinën 2 u gjetën 3 aparate celuarë konkretisht: Në...